FOTO/ Përplasja me Turqinë, avionët francezë zbarkojnë në Kretë

schedule10:54 - 13 Gusht, 2020

schedule 10:54 - 13 Gusht, 2020

Dy avionë ushtarakë francezë “Rafale” pritet të pozicionohen në ishullin e Kretës në Greqi pas tensioneve të larta të shtetit helen me Turqinë për shkak të kërkimeve për pasurinë nëndetare të anijeve turke në rajon.

Vendimi ka ardhur pas takimit të Presidentit Macron me kryeministrin grek Mitsotakis, i cili kërkoi nga palët që të ulen në një tavolinë dialogu për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Egje.

Lexo edhe: “Në rast lufte, këta janë ishujt e parë grekë që do të pushtohen”: Harta turke shkakton alarm në Greqi

Dy avionët pritet të qendrojnë në bazën ajrore të Paphos, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zhvillohet një stërvitje e përbashkët mes Francës dhe Greqisë në ishujt e Egjeut.

Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve.

Greqia dhe Turqia janë në një përballje që zgjat prej disa dekadash për shkak të kontestimeve në lidhje me disa ishuj në Egje dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike në det që kanë ata. /abcnews.al