Si rrallëherë, Rudina Hajdari publikon foto të bashkëshortit

schedule09:58 - 13 Gusht, 2020

schedule 09:58 - 13 Gusht, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka nisur pushimet verore, duke u larguar për pak kohë nga politika.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale,  ku gjatë kësaj periudhe nuk ka nguruar të publikojë foto të ndryshme.

Vihet re se Hajdari po argëtohet shumë në shoqërinë e vajzës, ndërsa nuk është mjaftuar me kaq dhe si rrallë herë ka postuar edhe një  foto të bashkëshortit.

Ky i fundit shihet i përqafuar me të bijën, Sihanën dhe deputetja e ka shoqëruar me shkrimin: “Goca e babit”.

Kujtojmë që Hajdari ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj vazhdon të jetojë atje, ku ka dhe kompaninë e tij në fushën e investimeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!