Teksa prej 5 muajsh bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, maska këshillohet si një nga mjetet mbrojtëse më efikase.
Në shumë vende të botës maska është kthyer në detyrim. Mirëpo, një studim i fundit shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren nga tre kategori njerëzish.
Ekspertët e CDC në SHBA shpjegojnë se maska:
-nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç
-nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni
Nuk duhet të tek persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara.
Mirëpo, ka shumë njerëz të cilët justifikohen se kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosin maskë. Kjo kategori përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë. /abcnews.al