Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas lirimit biznesmeni i fuqishëm në Hong Kong thirrje gazetarëve: Le të luftojmë!

schedule09:06 - 12 Gusht, 2020

schedule 09:06 - 12 Gusht, 2020

Jimmy Lai, manjat i mediave pro-demokracisë nga Hong Kongu, gjatë një vizite në redaksinë e Apple Daily, tabloidin që ai themeloi, i nxiti gazetarët e tij që të “luftojnë”.

Pas lirimit të tij me kusht pasi u arrestua në vazhdën e shkeljeve të ligjit të ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini, Lai u shpres: “le të luftojmë, le të luftojmë”. “Ne kemi mbështetjen e njerëzve të Hong Kongut. Ne nuk mund t’i heqim ato”.

Jimmy Lai një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Hong Kong u arrestua dy ditë më parë nën akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja, ndërsa zyrat e gazetës në pronësi të tij u bastisën.

Ky është arrestimi i një profili më të lartë deri më tani sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë të vendosur nga Kina në muajin qershor.

Lai ka qenë një zë pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar.

Në shkurt 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, u akuzua për kërcënim dhe organizim të tubimeve të paligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!