Arkeologët në Australi kanë zbuluar femra të lashta të bananeve, të cilat thuhet se dikur menaxhoheshin nga vendasit.
Mendohet se vendet e lashta që datojnë që prej 2,145 vjet më parë, janë zbuluar në një ishull të vogël në veri të kontinentit në ngushticën e Torres.
Studiuesit kanë gjetur vegla druri, qymyr dhe një seri muresh mbajtëse.
Bazuar në hulumtime, studiuesi Robert Williams tha se kjo tregon se paraardhësit e popullit Goegmulgal të Mabuyag kanë qenë të angazhuar në praktika kulturore në ngushticën e Torres.
Po ashtu elementet e gjetura tregojnë se kjo ngushticë ka shërbyer për praktikat e kopshtarisë në këto rajone.
Praktikat e lashta indigjene të kujdesit për tokën nuk janë ende të njohura gjerësisht në Australi. Por kërkimet në dekadën e kaluar kanë hedhur dritë mbi bujqësinë para-koloniale, inxhinierinë dhe praktikat e ndërtimit të australianëve të parë.