Në 24 orët e fundit është rritur numri i pacientëve që marrin trajtim mjekësor në dy spitalet COVID.
Aktualisht në këto dy spitale janë të shtruar 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 18 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë, të intubuar.
“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton MSH.
Ditën e sotme u shënua edhe shifra më e lartë e të prekurve në 24 orë, 140 në total, ndërsa 5 pacientë humbën jetën./abcnews.al