Marilyn Monroe do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë, që do të frymëzojë gratë në çdo kohë.
Pavarësisht viteve që kanë ikur, interesimi për të vazhdon të jetë i madh edhe në ditët e sotme.
Në një intervistë të vitit 1952 pët revistën Pageant, Marilyn shpjegoi pse shumë njerëz i konsideronin zakonet e saj të ngrënies “të çuditshme”.
“Para se të bëj dushin e mëngjesit, filloj të ngroh një filxhan qumësht në pjatën e nxehtë që mbaj në dhomën time të hotelit. Kur është nxehtë, unë thye dy vezë të papjekura në qumësht, i tund me pirun dhe i pi gjatë ndërsa unë vishem. Unë e plotësoj këtë me një pilulë multivitaminash dhe dyshoj nëse ndonjë mjek mund të rekomandojë një mëngjes më ushqyes për një vajzë që punon”, u shpreh ajo.
Edhe pse mëngjesi i saj nuk është shumë i pëlqyer, ai përmban shumë proteina, të cilat ndihmojnë për të mos ndjerë uri për pjesën tjetër të ditës./abcnews.al