Takimi me Kim, Trump sugjeron zonën e çmilitarizuar

schedule09:50 - 1 Maj, 2018

schedule 09:50 - 1 Maj, 2018

Presidenti Trump sugjeroi të hënën që një takim i planifikuar mes tij dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un të zhvillohet në zonën e çmilitarizuar midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

“Për takimin janë duke u konsideruar të marrin marrin pjesë një numër shtetesh, por a nuk do të ishte Shtëpia e Lirisë në kufirin mes dy Koreve një vend më përfaqësues dhe më i rëndësishëm se sa një vend i palës së tretë? Kjo është vetëm pyetje” – shkroi Presidenti në Twitter.

Trump shprehu optimizëm këtë fundjavë për takimin e planifikuar me zotin Kim, për në fund të Majit, ose në fillim të Qershorit, pas bisedave që ai pati në shtunën me udhëheqësin jugokorean Moon dhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Trump shkroi në Twitter se pati një bisedë shumë të mirë me Moon dhe se e kishte informuar Abe për planet e takimit me Kim.

Udhëheqës të rëndësishëm amerikanë janë shprehur me optimizë që është duke i ardhur fundi disa dekadave armiqësish në gadishullin korean.

Të premten, Kim u bë udhëheqësi i parë koreanoverior që shkoi në Korenë e Jugut, ku ai shtrëngoi duart me presidentin koreanojugor Moon Jae-in.

Të dy udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund armëve bërthamore në gadishullin korean dhe u zotuan të mbajnë bisedime të cilat do t’i jepnin fund zyrtarisht Luftës Koreane.

Edhe në të kaluarën, Koreja e Veriut ka bërë premtime të ngjashme lidhur me programin bërthamor, por ka dështuar t’i mbajë premtimet. I pyetur në se zotimi i Phenianit është këtë herë real, presidenti Trump tha “Nuk kemi për të lejuar që ai të luajë me ne”./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!