Horror në Greqi, burri bën copë gruan me sëpatë pastaj terrorizon lagjen

schedule10:26 - 11 Gusht, 2020

schedule 10:26 - 11 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Kalitheas në Greqi. Një 67 vjeçar qëlloi disa herë më sëpatë bashkëshorten e tij 57 vjeçare duke e plagosur rëndë, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen.

Ndërhyrja e policisë shmangu tragjedinë, ndërsa pamjet e rënda kanë tronditur publikun, raporton abcnews.al.

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:30 me orën lokale ku 67 vjeçari në gjendje të dehur filloi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e tij, e cila i kishte kërkuar divorcin. E plagosur rëndë, gruaja arrin të dalë nga shtëpia duke u hedhur në rrugë, por 67 vjeçarin e ndoqi edhe aty duke vijuar ta qëllojë me sëpatë.

Pasi mendoi se gruaja kishte vdekur, ai e drejtoi sëpatën nga vetja duke u qëlluar në kokë disa herë.

Për fat të mirë, në vendin e ngjajres mbërriti policia, e cila bashkë me ndërhyrjen e disa banorëve të zonës arritën ta neutralizonin të 67 vjeçarin.

Ndërkohë, mjekët janë duke u përpjekur maksimalisht për të shpëtuar jetën e 57 vjeçares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!