Kai Havertz, mesfushori i avancuar i Bayer Lebverkusen, është një nga lojtarët më të përfolur në merkato gjatë kësaj periudhe. Gjermani kërkohet me ngulm nga Chelsea, por “Aspirinat” nuk heqin dorë prej tij pa 100 milion euro.
Pas ndeshjes së djeshme me Interin, trajneri Peter Bosz u ngacmua në lidhje me të ardhmen e mesfushorit dhe ai i lodhur nga situata e krijuar, mendoi të lëshonte një batutë që u shoqërua me të qeshura.
Leverkusen boss Peter Bosz brutally trolls Chelsea by announcing Kai Havertz will join his former club Heracles Almelo of the Eredivisie ?
©️ UEFA pic.twitter.com/c8e4TGtUY7
— Hayters TV (@HaytersTV) August 11, 2020
“Po, mund t’ju konfirmoj ekskluzivisht se ai do të luajë për Heracles Almelo”, tha tekniku holandez, i cili më parë e ka drejtuar skuadrën që përmendi. Heracles nuk ka vonuar dhe e ka vijuar “lojën”, duke e zyrtarizuar Havertz në rrjetet sociale. Sigurisht bëhet fjalë për një shaka… /abcnews.al
Welkom Kai ?
⚫️⚪️#AnnounceHavertz pic.twitter.com/NcCQIKqJhk
— Heracles Almelo (@HeraclesAlmelo) August 11, 2020