Protestat pas shpërthimit, qeveria e Libanit jep dorëheqjen

schedule17:44 - 10 Gusht, 2020

schedule 17:44 - 10 Gusht, 2020

Kabineti qeveritar i Libanit ka dhënë dorëheqjen 6 ditë pas protestave të dhunshme në rrugët e Bejrutit.

Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Hassan Diab.

Protestat nisën menjëherë pas shpërthimit masiv në portin e qytetit që shkaktoi 160 viktima dhe mbi 6,000 të plagosur.

Presidenti ka thënë se shpërthimi masiv ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në port për vite me radhë.

Policia Libaneze gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Parlamentit në Bejrut të Dielën në një ditë të dytë të demonstratave antiqeveritare të shkaktuara nga shpërthimi shkatërrues i javës së kaluar.

LEXO EDHE: Truproja i kreut të Kuvendit filmohet duke qëlluar me armë ndaj protestuesve në Liban

Shumë shtete kanë premtuar ndihma ekonomike për libanezët, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Bejrutin dy ditë pas shpërthimit ishte më i drejtpërdrejtë. Lideri francez foli për “ndryshim” dhe “reforma të menjëhershme” në Liban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!