Doka prezantohet te Gorica: Më bindi projekti, dua të grumbullohem me kombëtaren

schedule17:20 - 10 Gusht, 2020

schedule 17:20 - 10 Gusht, 2020

Albi Doka është prezantuar si lojtari më i ri i HNK Gorica. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kroat, do të mbajë veshur fanellën me numër 17 dhe është gati për aventurën e parë jashtë Shqipërisë.

Kisha oferta edhe nga klube të tjera kroate, por zgjodha këtë ekip për mënyrën se si më bindën drejtuesit dhe më pëlqeu shumë projekti. Dua të ndihmoj Goricën për të siguruar rezultate sa më pozitive.

Dëshiroj të jap kontributin tim këtu dhe kam objektiv të grumbullohem me kombëtaren e Shqipërisë“, deklaroi 23-vjeçari nga Tirana, i cili fitoi titullin kampion me bardheblutë sezonin që sapo përfundoi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!