Projektuesi i McLaren F1, Gordon Murray ka zbuluar modelin e makinës së re T.50. Makina e re, të cilën Murray e quan si “makina më e lehtë dhe e përqendruar” është një model tre vendësh që pritet të prodhohet në fillim të vitit 2022.
T50 peshon vetëm 986 kg, rreth 150 kg më pak se McLaren F1, pavarësisht se është 75 mm më e gjatë dhe pak më e gjerë. Ky model gjithashtu është 36bhp më i fuqishëm se Mc Laren F1.
T.50 ka një motor V-12 të montuar pas kabinës, me një kuti ingranazhi me gjashtë shpejtësi manuale. Murray është frymëzuar nga Cosworth përsa i përket motorit, që ka një kapacitet prej 3.9 litra dhe me 663 kuaj fuqi.
T50 është krahasuar dhe me disa nga modelet më të shpejta si Ferrari, Lamborghini dhe Porsche për sa i përket performancës. Prodhimi i Murray T.50 do të fillojë në fillim të vitit 2022 dhe do të kufizohet në 100 modele, me një çmim që fillon nga 2.6 milion euro. /abcnews.al/