Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam dalë që dje në 07.30 nga shtëpia”, mjekja e QSUT: E lodhshme për ne dhe sfilitëse për pacientë

schedule14:11 - 10 Gusht, 2020

schedule 14:11 - 10 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar video-mesazhin e mjekes Nevila Gjermeni.

Kjo e fundit shfaqet nga QSUT dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ndër të tjera, mjekja pranon lodhjen e stafit në luftën kundër Covid, duke kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maskat, pasi është shumë  e rëndësishme.

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj unë dhe kolegët tanë. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”, shprehet ajo./abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3166027906815039/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!