Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Olaf Scholz kandidat për kancelar të Gjermanisë

schedule14:16 - 10 Gusht, 2020

schedule 14:16 - 10 Gusht, 2020

Socialdemokrati Olaf Scholz zëvendës kancelar i Gjermanisë dhe aktualisht ministër finance konfirmoi se është kandiduar për të zëvendësuar Angela Merkel në postin e kancelares. Vendimi u mor pas propozimit të emrit të tij nga presidenca dhe sekretaria e partisë.

Me anë të një mesazhi në Twitter Scholz tha se drejtuesit e partisë së tij e kishin zgjedhur si kandidat për të zëvendësuar Merkel

Liderët aktualë socialdemokratë, Esken dhe Valter Borjans e mundën Scholz një vit më parë në garën për presidencën e partisë, por në sondazhet më të fundit vetëm një përqindje e vogël militantësh i konsiderojnë të besueshëm për të garuar për postin më të lartë në vend: atë të kancelarisë.

Faj për këtë ka dhe kriza e koronavirus të cilën Merkel dhe Scholz e kanë përballuar me një dorë të egër dhe me një nga planet më të mirë të ndihmës në Europë.

Ministri aktual i financave është në krye të sondazheve.

Në fund të muajit korrik në një analizë të Institutit Kantar vihet në dukje se 42 për qind e elektoratit gjerman e konsideron si një nga kandidatët më të mirë socialdemokratë.

Dhe mes radhëve të social demokratëve pëlqimi për ministrin e financave është i bindshëm: 72 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!