E goditën 27 herë me thikë, jepet masa për autorët e vrasjes së Regis Runaj në Elbasan

schedule10:57 - 10 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 10 Gusht, 2020

Është dhënë masa e sigurisë për  vrasjen e Regis Runajt,  i cili u ezkekutua pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 29 korrik.Mësohet se për dy personat Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, është vendosur “Arrest me burg”.

Seanca ka zgjatur shumë pak, teksa siç shihet në video largimi i tyre nga ambientet e gjykatës, njësoj si ardhja, u bë nën masa të forta sigurie. Ndërkohë pjesë e trupës gjykuese ka qenë gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë më parë ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.  Blutë zbuluan se Halili e ka qëlluar viktimën me thikë pas shpine dhe më pas e ka qëlluar edhe 26 herë të tjera duke i shkakuar vdekjen menjëhershme.

Sy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike me Runajn shok me Emiljano Ramazanin, dhe janë ndaluar në park pranë varrezave të qytetit.

Ata janë zbuluar nga njollat e gjakur të gjetura në motorrin e autorëve të cilët kanë rezultuar se i përkisnin Regis Runajt. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Ndërkohë dy ditë më parë, policia zbuloi se autorët  kanë hedhur thikën me të cilën kanë kryer krimin në lumin “Shkumbin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!