Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KPK shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli, pjesë e trupës që rrëzoi dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin

schedule09:15 - 10 Gusht, 2020

schedule 09:15 - 10 Gusht, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikollin.

Pas dhënies së vendimit, Nikolli qëndroi i heshtur, ndërsa përmes avokatit të tij tha se do të ankimojë shkarkimin.

Ai ishte një nga 3 gjyqtarët që votoi pro uljes së dënimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm.

Shkalla e parë e “Vettingut” e hetoi gjyqtarin e Shkodrës vetëm në një kriter, atë të pasurisë dhe jo për dy të tjerat, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Sipas Komisionit, gjyqtari Aleks Nikolli nuk e justifikonte pasurinë dhe kishte pamundësi financiare për ndërtimin e një banese 3 kate në zonën e Lezhës, e cila përdorej për biznes. Për këtë pasuri, në seancën dëgjimore, Nikolli i tha trupës gjykuese se investimi ishte bërë nga vëllezërit e tij që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Që prej një viti, gjyqtari Aleks Nikolli është nën hetim për korrupsion. Bashkë me të nën hetim po për të njëjtën vepër penale janë edhe dy gjyqtarët e tjerë Skënder Damini dhe Petrit Aliaj.

Hetimet për të tre këta gjyqtarë nisën pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në vitin 2009 në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!