Producenti i famshëm Simon Cowell, ose i njohur si personi që mban firmën e krijimit të America’s Got Talent është shtruar në spital.
Sipas mediave të huaja, ai është rrëzuar nga biçikleta, në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Cowell tregon se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë. Ai ka marrë frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi.
Ndërkohë tani Simon po mbahet nën vëzhgim nga një ekip mjekësor.
Kujtojmë që Simon Cowell është personi që krijoi për herë të parë spektaklet America’s Got Talent, X Factor e Pop Idols, patenta e të cilave u përhap shumë shtete të botës, mes tyre edhe Shqipëria./abcnews.al