Ndezi zjarr për të pastruar tokën, i merr flakë edhe banesa, ndërron jetë i moshuari në Mat

schedule19:27 - 9 Gusht, 2020

schedule 19:27 - 9 Gusht, 2020

Aksioni për pastrimin e tokës nga shkurret dhe mbeturinat ka përfunduar në tragjedi për një të moshuar nga fshati Bujkë i Matit.

Ai ka ndezur një zjarr i cili ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë edhe një banesë që nuk banohej më prej tij.

I moshuari rreth 79-vjeç ka tentuar të shuajë zjarrin por është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë policia i bën apel banorëve të mos kryejnë asnjë veprim të tillë, që rrezikon jetën dhe pronën e tyre, por edhe të banorëve përreth.

“Në fshatin Bujkë, Bashkia Mat, shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth. Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, njofton policia./abcnews.al