Maqedoni, Zaev kërcënohet me jetë

schedule13:30 - 30 Prill, 2018

schedule 13:30 - 30 Prill, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është kërcënuar përsëri me jetë përmes rrjeteve sociale. Paralajmërimi i fundit ka ardhur pasi shefi i qeverisë pranoi se do të ketë ndryshime në Kushtetutë për shkak të negociatave për emrin me Greqinë.

Kërcënimi i fundit është bërë në Facebook, nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste maqedonase “Tvrdokorni”.

“Dëgjuam lajme se Zoran Zaev do të ndryshojë Kushtetutën. Zaev ndryshoje kushtetutën dhe ligjet por ne do të ndryshojmë dhe ty dhe nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, shkruhet në porosinë drejtuar kryeministrit të Maqedonisë.

Ndërkohë, më përpara, ministria e Brendshme ka ngritur dy procedura hetimore për kërcënime ndaj kryeministrit dhe pjestarëve të tjerë të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!