Sërish atentat në rrugët e Kabulit. Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga dy shpërthime, në një zonë me shumë ndërtesa të rëndësisë së veçantë, duke filluar nga ajo e NATO-s dhe një seri ambasadash të huaja. Gjithashtu rreth 50 persona të tjerë mbetën të plagosur. I pari ka qenë një atentator kamikaz, i cili është përplasur me motorin e tij me një nga ndërtesat. Atentati i dytë ishte kundër një grupi gazetarësh, ku kamikazi u prezantua si njëri prej tyre, dhe pasi u afrua është hedhur në erë. Mes viktimave është dhe një fotograf i AFP-së. Sulmi i sotëm u mor përsipër nga ISIS, i cili prej disa vitesh sulmon në Afganistan./abcnews.al
Sulme kamikaze në Afganistan, 29 viktima
schedule10:31 - 30 Prill, 2018
schedule 10:31 - 30 Prill, 2018