Miralem Pjanic kishte menduar një ndarje më të mirë me Juventusin. Mesfushori boshnjak, i cili u përfshi në shkëmbimin me Arthur Melo me klubin e Barcelonës, shpresonte t’i shkonte deri në fund Champions League, por bardhezinjtë ngecën kundër Lyon në raundin e 1/8-ve.
30-vjeçari kaloi katër sezonet e fundit te kampionët e Italisë dhe me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar një postim emocionues për popullin bardhezi. “Sfidova të kaluarën për të qëndruar i fortë për të tashmen, të paktën edhe për pak.
Ho sfidato il passato per tenermi stretto il presente, almeno ancora per un po’. Oggi le nostre strade si dividono, ma ogni centimetro per arrivare sino a qui l’ho percorso sapendo di far parte di qualcosa di grande, qualcosa che rimarrà nel mio cuore e mi accompagnerà ovunque ❤️ pic.twitter.com/PQVNSCEm6A
— Miralem Pjanic (@Miralem_Pjanic) August 8, 2020
Rrugët tona ndahen sot, por kam përshkruar çdo cm të këtij rrugëtimi duke e ditur që isha pjesë e diçkaje madhështore, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe do të më shoqërojë kudo që të shkoj“, shkruan Pjanic. /abcnews.al