Është gjetur e mbytur në ujërat e Vjosës në Memaliaj një grua e moshës rreth 44-vjeçe.
Mësohet se ka qenë një i ri, i cili ka lajmëruar policinë për kufomën gjysmë të dekompozuar.
Sakaq, menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, ku kanë nxjerrë trupin e pajete të gruas 44-vjeçare duke e transportuar në morgun e spitalit të qytetit.
Ndërkohë, policia po punon për zbulimin e identitetit të saj./abcnews.al