Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht.
Për pasojë janë dëmtuar nga plumbat disa makina që kanë qenë të parkuara.
Policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al