Zuckerberg i bashkohet Bezos dhe Gates, pasuria e tij i kalon 100 miliard dollarët

schedule20:27 - 7 Gusht, 2020

schedule 20:27 - 7 Gusht, 2020

Vlera neto e Mark Zuckerberg-ut ka tejkaluar tashmë 100 miliard dollarët për herë të parë pasi Facebook Inc. nxori në treg konkurruesin e TikTok, Reels.

Sipërmarrësi 36-vjeçar o bashkohet titanëve të tjerë të teknologjisë Jeff Bezos dhe Bill Gates si të vetmit persona në botë që kanë statusin e “centimiliarder”, sipas Bloomberg, përcjell abcnews.al

Pasuria e Zuckerberg-ut rrjedh kryesisht nga aksionet (13%) që ai ka në Facebook.

Themeluesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikës kanë parë teksa pasuria e tyre shtohet teksa pandemia e koronavirusit ‘detyron’ gjithnjë e më shumë persona drejt mjedisit virtual.

Kjo ka ndodhur pavarësisht se ekonomia amerikane po tkurret me ritmin më të shpejtë në histori.

Zuckerberg ka fituar rreth 22 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Bezos është rritur më shumë se 75 miliardë dollarë.

Pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Amerikë, Apple, Amazon.com Inc., Alphabet, Facebook dhe Microsoft Corp., aktualisht kanë vlerësime në treg ekuivalent me rreth 30% të produktit të brendshëm bruto të SHBA-ve, gati dyfishi i atyre që ishin në fund të vitit 2018. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!