Mosha jonë biologjike shumë rrallë i përshtatet asaj se si ndihemi në të vërtetë. Ka shumë faktorë që na bëjnë të dukemi më të vjetër ose më të rinj, përfshirë stresin, rutinat e përditshme dhe siç sugjeron një studim, dhe inteligjencën. Sipas këtij studimi, një nivel inteligjence i lartë bën që të dukemi më të ri se mosha jonë aktuale.
Sipas Bright Side, në studim morën pjesë disa persona në disa faza të ndryshme të jetës së tyre, kur ishin nxënës të shkollës së mesme si dhe në moshë më madhore. Studimi tregoi se njerëzit me inteligjencë më të lartë ndiheshin më të rinj se sa mosha aktuale. Por, si ndikon niveli i inteligjencës në shëndetin dhe pamjen tonë?
Njerëzit inteligjentë janë më të hapur ndaj përvojave të reja.
Njerëzit inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të eksplorojnë vende dhe të provojnë eksperienca të reja pasi janë më të vetëdijshëm për mundësitë që i presin. Udhëtimi ndihmon të qëndroni më aktiv dhe energjikë. Të gjithë mund të biem dakord që një aventurë e re tingëllon më mirë sesa të qëndroni keni një rutinë të mërzitshme në shtëpi.
Krijojnë zakone më të shëndetshme.
Ajo çfarë hamë dhe mënyra se si kujdesemi tregon shumë për shëndetin. Njerëzit inteligjentë e dinë që trupi mund të vuajë nga pasojat që vijnë nga zgjedhjet e këqija, ndërsa një person me inteligjencë më të ulët nuk i kushton kaq shumë rëndësi. Prandaj, duhet të mësoni më shumë rreth trupit tuaj.
Inteligjenca mund të sjellë më shumë të ardhura.
Një arsim i mirë shpesh rezulton në një punë më të paguar. Njerëzit me paga më të mëdha se mesatarja kanë qasje për një kujdes më të mirë shëndetësor, konsumojnë ushqime më cilësore, si dhe udhëtojnë më shumë. Ky kujdes i shtuar mund të bëjë një ndryshim të madh në vitet tona të mëvonshme.
Njerëzit e zgjuar e kontrollojnë më lehtësisht stresin.
Stresi është një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në plakjen e parakohshme. Njerëzit me një inteligjencë të lartë janë më të aftë t’i japin përparësi problemeve të tyre, gjë që i ndihmon ata të përqëndrohen në zgjidhjen e këtij problemi në vend që të stresohen për gjithçka. Ata janë të përgatitur për sfidat që vijnë me moshën dhe ndihen më pak të ndjeshëm ndaj ndryshimeve. /abcnews.al/