Koreja e Veriut do të mbyllë në maj zonën e testeve bërthamore

schedule11:55 - 29 Prill, 2018

schedule 11:55 - 29 Prill, 2018

Koreja e Veriut po tregohet shumë serioze në qëllimet e saj për të bërë ç’armatimin bërthamor të vendit. Regjimi Komunist do të mbyllë zonën ku janë kryer testet nukleare. Kjo do të bëhet në muajin maj.

Koreja e Veriut do të mbyllë vendin e testimit bërthamor Punggye-ri në maj dhe do “ta bëjë atë në publik”, nëpërmjet një procesi të zbuluar për ekspertë amerikanë dhe të Koresë së Jugut dhe gazetarët.Kjo është raportuar nga presidenca e Jugut. Pavarësisht se “duke qenë nga natyra kundër SHBA-ve, qytetarët e botës do të shohin se ata nuk janë njerzit që lëshojnë mbushjet bërthamore kundër Koresë së Jugut, Paqësorit apo SHBA-ve”.

Këtë e ka thënë Yoon Young-chan, zëdhënës i presidentit Moon Jae-in, mbi pikëpamjet e liderit Kim Jong-un të shprehur në samitin e së premtes në Panmunjon. Me SHBA, Kim tha se nuk do të përsëriste “historinë e dhimbshme të Luftës Koreane” duke vënë në dukje se “masa konkrete janë të nevojshme për të parandaluar ndonjë konfrontim ushtarak”, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Në mënyrë që të përfundojnë tensionet përfundimisht dhe të hapin një kapitull të ri, samiti i ardhshëm midis Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump bëhet i rëndësishëm. “Pse duhet të mbaj armë bërthamore dhe të jetoj në kushte të vështira nëse shpesh takohemi me amerikanët për të ndërtuar besimin e ndërsjellë dhe nëse premtojnë t’i japin fund luftës dhe të mos na pushtojnë?”, shtoi Kim JOng-un sipas zëdhënësit.

Ndërkohë, të dy Koretë do të standardizojnë përsëri zonën kohore: Edhe kjo është njoftuar nga presidenca e Seulit. Nga gushti i vitit 2015, Pheniani ka adoptuar zonën kohore prej 8 orësh nga meridiani i Greenwichit. Megjithatë mes Koresë së Veriut të Jugut dhe Japonisë do të eliminohet 1 orë diferencë mes kohës së këtyre shteteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!