Bebe Rexha në gjendje të keqe shëndetësore, do t’i nënshtrohet operacionit

schedule13:12 - 7 Gusht, 2020

schedule 13:12 - 7 Gusht, 2020

Pak ditë më parë, Bebe Rexha deklaroi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak se vuan nga infeksioni i sinusit. Përmes disa videove që ndau në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se mezi merr frymë, dhe se kishte dhimbje koke prej ditësh.

E shtrirë dhe me rrathë të zinj poshtë syve, Bebe thekson se lufta me sinozitin nuk ka mbarim. Ndërkohë, së fundmi artistja shqiptare ka treguar se për shkak se infeksioni nuk ka kaluar pas kaq ditësh dhe për këtë do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Shkova tek doktori për infeksionin e sinusit që nuk po largohet dhe më tha që më duhet t’i nënshtrohetm një operacioni.”, dëgjohet të thotë ndër të tjera në video Bebe. Krijuesja e hitit “I’m a mess” duket se po i kalon këto momente të vështira larg prindërve, pasi ajo ka treguar publikisht nevojën për ta patur nënë pranë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!