“La Casa de Papel”, është seriali spanjoll më ‘IN’ i momentit. Ai ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.
Pak ditë më parë ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, ai që njoftoi të gjithë fansat se “La Casa de Papel” ka filluar xhirimet e sezonit të pestë.
Mirëpo, një lajmi i keq është se ky sezon do të jetë edhe fundi i këtij seriali.
Alex Pina, prodhuesi ekzekutiv ka bërë të ditur se “La Casa de Papel’ nuk do të ketë një sezon të gjashtë. Ky lajm ka bërë që të gjithë fansat të mërziten dhe të reagojnë duke kërkuar që organizatorët të ndryshojnë mendje./ abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDT5hyGoXgg/?utm_source=ig_web_copy_link