E bukur si e ëma! Vajza e Monica Bellucit akuzohet për operacione plastike, 15-vjeçarja nxjerr faktet

schedule07:40 - 7 Gusht, 2020

schedule 07:40 - 7 Gusht, 2020

Vajza 15 vjeçare e Moniça Belluçit është akuzuar ngapubliku  se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Deva është akuzuar se ka bërë operacione pikërisht për t’i ngjarë nënës së saj të famshme. Shumë ndjekës kanë vënë re ndryshime në fytyrën e saj si buzët më mishtore dhe vetulla dhe qerpikë më të lartë, duke menduar menjëherë për ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa Deva iu është përgjigjur të gjitha akuzave duke publikuar një foto nga fëmijëria ku mohon kështu një herë e mirë për të gjitha thashethemet.

‘Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël. Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po influencojnë jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë. Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetdijshme që thashethemet janë pjesë e botës social dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni’, ka shkruar 15-vjeçarja në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!