Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit.
44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka qëlluar për vdekje nënën e tij Firdes Çekiçi, 70-vjeç.
Abcnews.al mëson se në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë. Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bere rezistencë ndërsa u ka thënë efektivë “mos u afroni se do ju bej pis se gjaku është me magji.”
Pasi është shoqëruar në komisariat, ai e ka pranuar autorësinë e krimit. Në polici, ai është shprehur se nuk pendohet për veprimet e tij.
“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një dite. Amanet vajzën dhe vëllain ja lë shtetit amanet,” është shprehur ai.
Burime nga grupi hetimor edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Po ashtu, mësohet se autori ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se autori ka masakruar me thikë dhe vëllain i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Pogradec.
Ngjarja ka kaluar ekstremet e saj pasi mësohet se djali e ka masakruar nënën e tij Firdes Çekiçi duke i copëtuar pjesë të trupit. Po ashtu edhe koka e saj është gjetur në oborr. /abcnews.al/