Familjarët e taksistit Abdulla Budlla, 71-vjeçari që u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera, kanë vendosur lule në fuçinë ku u gjet i pajetë i afërmi i tij.
Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës në Prezë.
Autorët e arrestuar ditën e sotme nga policia kanë pranuar krimin duke deklaruar se viktima i ngacmonte nënë dhe motrën e tyre, dhe kjo i kishte shtyrë në konflikt me të.
71-vjeçari punonte si taksist në të zezë dhe u vra pikërisht në vendin ku kishte parkuar taksinë e tij./abcnews.al