Një mace është “arratisur” pasi ndodhej në burgun Welikada në Sri Lanka për kontrabandë ilegale. E quajtur “Felonious Feline”, maces iu gjetën të fshehura 1.7 gram heroinë, dy karta SIM dhe një kartë memorie, mbështjellë me një qese plastike të vogël.
Oficerët e policisë shpresonin se macja do të gjente një mënyrë për t’i dërguar në vendin e drogës ku vepronte grupi kriminal, por ndërsa rojet po përpiqeshin ta ushqenin macen, ajo u largua, shkruan New York Post.
Kjo nuk është përpjekja e parë e njerëzve që bëhet për të kontrabanduar drogë dhe sende të ndryshme brenda burgut në Sri Lanka, pasi Departamenti i Burgjeve zbuloi kohët e fundit një tjetër rast të përdorur nga një kriminel Angoda Lokka, që vdiq në muajin Korrik. /abcnews.al