FOTO/ Këta janë dy vëllezërit që ekzekutuan taksistin Abdulla Budlla në Prezë

schedule09:42 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:42 - 6 Gusht, 2020

Këta janë autorët e ekzekutimit mafioz të ndodhur në Prezë pasditen e të hënës.

Dy autorët Sajmir dhe Arsil Shera vëllezër me njëri-tjetrin qëlluan me 7 plumba në drejtim të Abdullah Budllës, 71-vjeç i cili punonte në të zezë si taksist në këtë zonë.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen por pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.

Sajmir Shera 32-vjeç ka qenë i dënuar më parë. Dyshimet e policisë janë se njëri prej tyre ka shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit pasi ekzekutimi është bërë teksa automjeti ka qenë në ecje.

Prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën./abcnews.al