Hetuesit në Liban janë duke hetuar rastin e shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut me dyshime të neglizhencës në mbajtjen e shumë tonelatave të plehut kimik eksplodues në një depo, ndërsa qeveria urdhëroi “arrest shtëpie” për disa zyrtarë të portit.
Shkaku i shpërthimit të së martës nuk është ende i qartë, por zyrtarët e lidhin shpërthimin në rreth 2.750 ton nitrat amoniumi të konfiskuar që ishte ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet.
Shpërthimi i fuqishëm shënoi të paktën 137 viktima dhe afro 5,000 të plagosur.
Zyrtarët thanë që ata presin që numri i viktimave të rritet më tej ndërsa punëtorët e urgjencës gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit.
Më shumë se 300,000 njerëz humbën shtëpitë e tyre, dhe Guvernatori i Beirut Marëan Abboud tha se humbjet nga shpërthimi vlerësohet të jenë midis 10 miliard deri në 15 miliard dollarë.
Kabineti i Libanit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore në kryeqytet dhe i dha ushtrisë kontrollin e sigurisë në qytet. /abcnews.al