Sajmir Shera njëri prej dy vëllezërve të arrestuar ditën e sotme si autor i vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla rezulton të ketë qenë i dënuar më parë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën.
Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.
Policia dyshon se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, por nuk përjashtohet pista se ata mund të jenë edhe vrasës me pagesë.
Njëri nga dy vëllezërit dyshohet të ketë shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin./abcnews.al