Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin libanez, Bejrut, ku raportohet se kanë ndërruar jetë së paku 100 persona ndërsa janë lënduar katër mijë të tjerë. Një prej të mbijetuarave është edhe Chadia Elmeouchi-Noum, e cila ka rrëfyer tmerrin që kaloi pas shpërthimit që ndodhi në portin detar. Ajo tregon se vraponte nëpër xhama për të shpëtuar burrin e saj, Anthony, i cili pas shpërthimit kishte mbetur nën gërmadha.
“Kishte xhama kudo, por më duhej të arrija tek ai”, tha ajo për BBC-në.
“Ai nuk po më përgjigjej dhe pastaj pashë që ishte shtrirë në dysheme, kishte kudo gjak. Ai kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi këmbë. I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa ta ndaloja, por ishte e kotë. Bërtita për ndihmë, por pati aq shumë kaos sa mendova se askush nuk do të më dëgjojë dhe ai do të vdesë këtu – unë duhet të bëja diçka”, pohoi Chadia.
Ajo arriti ta nxjerrë jashtë, dhe një i huaj i ofroi ndihmë për ta dërguar në spital.
“Rrugët ishin në kaos. Kishte njerëz kudo. Ne e dërguam në spital. Disa minuta pasi mbërritëm në spital, ata futën në dhomën e urgjencës dhe nuk lejuan askënd brenda”.
“Ata u munduam të më largonin, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, përfundoi Elmeouchi-Noum./abcnews.al