Giacomo Bonaventura nuk është më pjesë e Milanit. Ka qenë vetë mesfushori i cili përmes një postimi në “Instagram” ka konfirmuar largimin nga kuqezinjtë. Kontrata e tij me “Djallin” përfundonte në fundin e këtij sezoni dhe tashmë Jack duhet të kërkojë për një ekip të ri.
“Faleminderit, unë jetova ëndrrën time. Vitet që kalova te Milani do të mbeten një ekseperiencë e paharruar për mua. Dua t’i falenderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e kësaj aventure fantastike. Presidentët, menaxherët, trajnerët, shokët e ekipit, mjekët si dhe fizioterapistët. Një falenderim shkon dhe për ata të gjithë që punojnë në Milanello, pasi ata janë motori i vërtetë i skuadrës.
Falë tyre ne ndihemi çdo ditë si në shtëpi, tamam si një familje. Faleminderit dhe të gjithë tifozët e Milanit, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur si në momentet e bukura dhe të vështira. Zhurma e “San Siros” është diçka speciale, që unë nuk do ta harroj kurrë. Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën time,” mbyll Bonaventura shkrimin e tij në “Instagram”. /abcnews.al
https://www.instagram.com/tv/CDgDX6KIBZK/?igshid=ri60w7cq7ez2