Kroatët bëjnë bilancin e sezonit të fundit dhe si Ardian Ismajli nuk ka. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është përfshirë ën formacionin më të mirë më shumë se çdo lojtar tjetër, 10 herë. Një herë më pak e bërë diçka të tillë shoku i skuadrës te Hajduk Split, Caktas.
Podiumin e mbyll një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, autor i 11 golave dhe 7 asisteve me Lokomotiv Zagreb sezonin e fundit. Sulmuesi ka spikatur dhe së bashku me Ismajlin janë pjesë e formacionit të sezonit, publikuar nga Telesport.hr.
Këta të fundit i referohen shifrave që ofron “Insta Sport” dhe për të gjithë lojtarët ka një indeks vlerësimi pas çdo ndeshjeje. “Ardian Ismajli është në majë, sa i takon statistikave që lidhen me mbrojtjen, si për topat e fituar apo për duelet një kundër një”.
Kastrati njihet për shpejtësinë e tij dhe është lojtari me më shumë driblime. “Shënoi 11 gola dhe asistoi 7 herë. Gjatë kampionatit goditi 59 herë dhe 22 herë e çoi topin brenda kuadratit. Provoi më shumë driblime nga të gjithë, 214, duke realizuar me sukses 45 për qind të tyre”. /abcnews.al