Shume prej nesh mendojne se me ardhjen e veres, duhet te ndalojme edhe trajtimet anti- age apo trajtimet rigjeneruese te lekures. Ne fakt e verteta eshte ndryshe, sigurisht qe edhe gjate veres mund te vazhdojme trajtimet e rrudhave, te akneve dhe te rigjenerimit te lekures por duke ndjekur keshillat e mjekut dermatolog dhe duke qendruar brenda kufirit te sigurise.
Trajtimet me neuromodulatoret/ neuropeptidet si toksina botulinike A apo me fillera si acidi hialuronik jane nder trajtimet me te sigurta te cilave mund t’u nenshtrohemi pa patur friken e ekspozimit ne diell.
Nder trajtimet te cilat preferohen me shume ne kete stine te vitit permendim mesoterapine apo koktejlet e vitaminave, acidit hialuronik dhe antioksidanteve apo substancave depigmentuese apo zbardhuese te cilat injektohen ne lekure ne varesi te problematikave, qofshin keto lekure e thate, e dehidratuar, lekure me pore te zgjeruara, lekure e leshuar, me njolla, apo presence e dhjamit te lokalizuar ne zona te caktuara ku injektohen substanca te cilat e shperbejne kete te fundit.
Nder trajtimet e tjera permendim terapine me plazmen e pasuruar me trombocite apo PRP, e cila perftohet nga gjaku i vete pacientit dhe pas injektimit me age apo mikrogjipera te inkorporuara ne pajisjen Dermapen 4, realizojne rigjenerim te lekures se fytyres, qafes, dekoltese, duarve por edhe ndihmojne ne tarjtimin e renies se flokut sidomos kur kombinohen edhe me mesoterapine.
Peeling kimik i aplikuar me formulen patente te PRX- T33 eshte trajtim mjaft i preferuar gjate stines se veres sepse nuk shkakton rjepje, skuqje apo ndjeshmeri ndaj rrezeve te diellit. Aplikohet ne lekurat mature, te leshuara, shenjat e akneve, strijet dhe siguron rigjenerimin dhe terheqjen e lekures si ne fytyre, qafe dhe dekolte ashtu edhe ne trup, pjesen e brendshme te kraheve apo te kembeve.
Nje trajtim revolucionar eshte edhe trajtimi i akneve inflamatore i cili realizon kontrollin e inflamacionit, sidomos te pacientet te cilet nuk duan ti nenshtrohen terapise me antibiotike sistemike/ nga goja. Ky trajtim kryhet me ane te lazerit Candela V- BEAM, i cili nen kujdesin e dermatologut se trajtuar dhe certifikuar ne trajtimet me lazer ka efikasitetin maksimal.
Perjashtim nuk bejne as trajtimet me aparaturen Hydrafacial apo Dermaplaningte cilat duhet te jene pjese e pandare e perkujdesjes se lekures.
Trajtimet e trupit zene hapesire maksimale ne gamen e trajtimeve me te preferuar dhe me te sigurta per tu aplikuar gjate veres, sic jane mesoterapia anti- celulit dhe zvogelimi I perimetrit te barkut, kofsheve apo kraheve dhe tonifikimi ityre me ane te aparaturave lider si Accent Prime e cila utilizon fuqine e valeve ultratinguj te kombinuar me radiofrekuencen bipolare dhe drenazhin limfatik, pa lene ne harrese epilimin e perhershem te qimeve me lazer.
Vend te vecante ze edhe procedura e biostimulimit dhe terheqjes se lekures me fijet PDO.
Te gjitha keto TRAJTIME mund ti gjeni ne kliniken ANASSA, prane spitalit HYGEIA, te cilat kur realizohen me devotshmeri dhe kujdes maksimal nga mjeket profesioniste, me produktet e duhura dhe aparaturat me bashkekohore japin rezultat maksimal./abcnews.al