Tajani: BE duhet të jetë protagoniste në Ballkan

schedule17:35 - 27 Prill, 2018

schedule 17:35 - 27 Prill, 2018

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, thotë se BE duhet të jetë më shumë prezente dhe protagonist në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu nënvizoi se Brukseli duhet të punojë për të hequr influencën Ruse, Turke dhe Saudite nga rajoni.

“Europa duhet të jetë protagonist në një rajon kaë shumë të rëndësishëm ku mund të ndodhin shumë gjëra, që shpresoj të jenë positive”. Kështu është shprehur në Trieste, Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian duke folur në një forum lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu më tej ai parashtron edhe disa rreziqe që I kanosen këtij rajoni.

“Europa duhet të jetë prezente, shton Tajani, dhe duhet të tregojë që është e interesuar për zhvillimin e atij territori, i cili nuk duhet të lihet nën influencën ruse, turke apo saudite. Unë jam i shqetësuar për atë që ndodh në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku kemi një rritje të fondamentalizmit islamik”, thotë ai. Ndërsa më tej presidenti i Parlamentit Europian nënvizon se në Kosovë ka një rikthim të luftëtarëve të huaj, dhe në Bosnjë kërkohet që të kthehet nga islam dialogues në fundamentalist.

“Po mbërrijmë shumë muslimanë dhe xhihadistë nga jashtë për të vendosur atë lloj islami”, shprehet Tajani. Gjithashtu shton se kohëve të fundit është vënë re se shumë armë po kalohen përmes Maqedonisë. Duke rikujtuar vizitën e tij në Serbi dhe Mal të Zi, presidenti i PE-së ka theksuar nevojë për të përforcuar prezencën e Bashkimit Europian. Gjithashtu nënvizoi se Brukseli po punon që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, të afrohet sa më tepër me anëtarësimin në Union./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!