Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas publikimit të albumit, Mozzik ka një tjetër surprizë për fansat

schedule10:56 - 5 Gusht, 2020

schedule 10:56 - 5 Gusht, 2020

Mozzik është padyshim një ndër artistët më të suksesshëm të kësaj vere. Këngët që publikoi gjatë muajit Korrik, dhe sigurisht dhe albumi i ri “MozzArt” kanë rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm për reperin. Ai premtoi se viti 2020 do të ishte krejtësisht i tij, dhe duket se reperi po e mban premtimin.

Përgjatë muajit që lamë pas, reperi me projektet që solli arriti të renditej në toplistën e artistëve më të dëgjuar, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore shqiptare. Por, pas publikimit të albumit, reperi ka rezervuar një tjetër surprizë për fansat.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë me dije se do të shkojë në të gjithë qytetet e Kosovës, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme nga “surpriza” i tij.  “Shpresoj po kaloni mirë, shpresoj po iu pëlqen albumi “MOZZART”. Këto ditë do iu jap disa informata të mira. Po pres CD-të edhe po shihemi në të gjitha qytetet e Kosovës”, ka shkruar reperi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!