Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, Arbana konfirmoi se është në pritje të ëmbël, por së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj janë treguar shumë e rezervuar për të dhënë detaje rreth shtatëzanisë.
Së fundmi, Arbana ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram, teksa pozon nga plazhi, krahas së cilës shkruan: “Mirëmëngjes”. Por, ndjekësit kanë arritur të kapin një detaj, pasi si duket moderatorja ka postuar një foto të vjetër.

“Nuk është foto e vjetër kjo? Nuk i shpëton gjë syrit të ndjekësve.”, ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve, komenti i cili ka marrë dhe vëmendjen e Arbanës. “Nuk ju shpëton gjë juve. S’mund të ishin ndryshe ndjekësit e mi”. ia ka kthyer moderatorja.
Kujtojmë që Arbana dhe Eduart Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur. Lajmin se është në pritje të ëmbël moderatorja e dha përmes një postimi në Instagram, teksa uronte partnerin për ditëlindje. /abcnews.al/


