Jonida mahnit me format trupore, ndjekësja i lë komentin epik: E fute miletin në depresion

schedule08:24 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:24 - 5 Gusht, 2020

Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë në fund të qershorit. Ajo ka qenë aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente me të voglën e saj, Emin. Pak ditë pas lindjes, moderatorja dhe aktorja publikoi disa foto që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për format perfekte trupore.

Së fundmi, ajo ka mahnitur sërish fansat teksa ka pozuar e veshur me bikini. Jonida shfaqet në super formë aq sa duket e pabesueshme, që aktoja ka sjellë në jetë një fëmijë. Sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta të ndjekësve, teksa shkruajnë: “Boll moj se e fute miletin në depresion”, “O Jonida po ke lindur ti mi goc, apo nuk ke lindur”.

Kujtojmë që Jonida dhe Besniku i dhanë fund beqarisë në një dasmë përrallore të mbajtur të shtator të vitit të kaluar. Ata u njohën në serialin e njohur “O Sa Mirë”, pasi të dy ishin pjesë e kastit. /abcnews.al/