Jo vetëm Zëri, kush është personi që shoqëron Elitën dhe Gjikon gjatë pushimeve

schedule08:17 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:17 - 5 Gusht, 2020

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka nisur zyrtarisht pushimet për  këtë vit.

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19, ajo ka zgjedhur që së bashku me Gjikon dhe djalin e tyre Zërin të relaksohen në bregdetin e Adriatikut, konkretisht në Durrës.

Mirëpo, duket se familjen e ka shoqëruar dhe një person shumë i rëndësishëm i tyre, nëna e Gjikos, që njëherazi është edhe vjehrra  e moderatores.

Në një foto të fundit të publikuar, ato shihen pranë njëra-tjetrës, duke dëshmuar një raport të shkëlqyer të cilin e kanë pasur që nga fillimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!