Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Shqipëri, Braçe: Nuk do pranohen projekte pallatesh mbi pyjet e djegur

schedule15:03 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:03 - 4 Gusht, 2020

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për situatën e zjarreve që ka përfshirë disa zona të Shqipërisë.

Braçe ngre dyshime se pjesa më e madhe e tyre janë të qëllimshme për shkak se synohet ndërtimi i pallateve apo ndërtesave të tjera.

Por ai shton se në ato sipërfaqe do rimbillen sërish pemë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohen  ndërtime.

“Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin.

Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper.

Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;

Duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike!

Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre; Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme,  ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.

E kuptoni per sa pak behet gjema?

Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne,  te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;

Toleranca me ta mbaron njehere e mire!

Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;

Atehere po ua them sot, Mbi cdo meter katror pyll te djegur atje e kudo ne bregdet,

Do rimbillen peme, kurre pallate!

Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

 Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise; Dua te falenderoj edhe vullnetaret e angazhuar me ta! Pyjet e kullotat jane tonat, Te te gjitheve!”, shkruan Braçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!