“Nga kohërat kur udhëtonim”, Agnesa Vuthaj bëhet nostalgjike dhe ndan fotot e veçanta

schedule14:53 - 4 Gusht, 2020

schedule 14:53 - 4 Gusht, 2020

Agnesa Vuthaj është një nga vajzat më të thjeshta  të showbizit shqiptar. Ajo gjithmonë është spikatur për bukurinë e saj natyrale dhe këtë shpesh herë ia kanë nxjerrë në pah edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Agesa është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një album të momenteve më të bukura, teksa ka vizituar vende të ndryshme.

“Nga kohërat kur udhëtonim. Fotot e para janë nga “Cabo da Roca”, pika më perëndimore e kontinentit Europian, njëkohësisht edhe pika më e afërt e Europes me Ameriken dhe fotot e fundit nga Montauk – End of the World, e që është pika më e afërt e Amerikës me Europën”, shkruan Agnesa bashkëngjitur fotove të postuara.

Ndërkohë, vendet e përzgjedhura i kanë ngjallur shumë zili fansave, të cilët kanë shprehur dëshirën për t’i vizituar./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDcCfWcn8zS/?utm_source=ig_web_copy_link