Meghan hoqi dorë nga statusi mbretëror, por Mbretëresha e quan “Dukesha e Sussex”

schedule14:22 - 4 Gusht, 2020

schedule 14:22 - 4 Gusht, 2020

Familja Mbretërore ka uruar publikisht Meghan Markle për 39-vjetorin e saj të lindjes. Në faqen zyrtare të Mbretëreshës është publikuar një foto ku kjo e fundit shihet krah bashkëshortes së nipit Harry.  Fotografia e shkrepur gjatë vizitës mbretërore të Meghan dhe Mbretëreshës në Cheshire në Qershor 2018, u shoqërua me një urim të thjeshtë: “Duke i uruar Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur!”

Ajo që bie në sy në postim, është se edhe pse Meghan dhe Harry pak kohë më parë njoftuan se janë tërhequr nga statusi mbretëror, Mbretëresha e quan atë ende”Dukeshën e Sussex-it”. Ky postim u pasua me një reagim nga ana e Princit William dhe Kate, në faqen e tyre zyrtare në Instagram “Kensington Palace”, duke i uruar gjithashtu Markle një ditëlindje të lumtur.

 

View this post on Instagram

 

Wishing a very happy birthday to The Duchess of Sussex today! ??

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@kensingtonroyal) on

Kujtojmë që këto reagime vijnë pas shumë thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi në lidhje me raportin e Harry-t dhe Markle me familjen para se të hiqnin dorë nga statusi mbretëror. Megjithëse Familja Bbretërore nuk ka adresuar asnjë detaj publikisht mbi situatën e tensionuar mes tyre, një libër që pritet të publikohet javën e ardhshme “Finding Freedom” pretendon se hedh dritë mbi përçarjet midis çiftit dhe familjes së Harry-t. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!