Skënder Hyseni takon Palmer, çfarë ndodhi me “refuzimin” nga Pompeo

schedule19:57 - 3 Gusht, 2020

schedule 19:57 - 3 Gusht, 2020

Skender Hyseni, koordinator i Kosoves për dialogun me Serbinë, ka zhvilluar në Washington një takim me emisarin Special për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Lajmin e beri te ditur vete Hyseni me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan se e ka informuar Palmer mbi ecurinë e deritanishme të negociatave Prishtinë- Beograd që po zhvillohen në Bruksel.

Hyseni thotë se ka pasur me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit  një bisedë të hapur dhe shteruese, për koordinimin me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re.

Po ashtu, mësohet që Palmer të ketë dhënë garanci që Shtetet e Bashkuara do të përkrahin dialogun në Bruksel e se do të jenë me Kosovën përgjatë gjithë këtij procesi, për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

Ndërsa, mediat spekuluan për refuzim të takimit nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, është shprehur se nuk kishte kërkuar pritje nga Pompeo.

Postimi i plotë:

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë,
Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.
Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse
Pas takimit me Mathew Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon. /abcnews.al/