Futbollistët dhe trajnerët në elitën e futbollit kroat kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit dhe në të nuk mungojnë edhe lojtarë të Lokomotiva Zagreb, që ka pesë futbollistë shqiptarë në ekip.
Denis kolinger, kapiteni i skuadrës, është një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, kurse tjetri është një shqiptar. Lirim Kastrati është lojtari i vlerësuar maksimalisht nga lojtarët dhe trajnerët në Kroaci.
Sulmuesi anësor ka spikatur me 11 gola të shënuar, ndërkohë që numëron edhe shtatë asiste. Sezonin e ardhshëm Kastrati do të aktivizohet me Dinamo Zagreb, pasi Lokomotiva e shiti në janar për 2 milion euro. /abcnews.al